“Haradinaj më së shumti ka gjasa të bëhet president”

Aktuale

“Haradinaj më së shumti ka gjasa të bëhet president”

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 21:31
Ramush Haradinaj

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka thënë se janë amerikanët ata që në fund do të vendosin se kush duhet të jetë president i ri i Kosovës.

“Nëse zoti Haradinaj ka mbështetjen e amerikanëve ai do të bëhet president, por nëse nuk e ka dhe ata nuk e dëshirojnë atë, atëherë e dërgojnë në Hagë. Nëse dëshiron Isa Mustafa të jetë president, por amerikanët janë kundër, atëherë e çojnë në burg dhe nuk e lënë të zgjedhet”, ka thënë Spahiu.

Ai tutje ka thënë se gjasat më të mëdha që të bëhet president i ka kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Asnjë kandidat i PDK-së për president, aktualisht nuk ka vota dhe fuqi që të kalojë për president fillimisht brenda partisë. Interesi i themeluesve të PDK-së është më shumë të jetë Haradinaj president, sesa dikush tjetër i PDK-së”, ka thënë Spahiu.

Sipas tij, themeluesve të PDK-së nuk iu intereson që dikush brenda partisë ta merr primatin dhe ata të harrohen.

“Në këtë aspekt askush si Ramushi nuk iu konvenon themeluesve të PDK-së të jetë president. As Hoxhaj, as Hajredin Kuçi e as Vlora Çitaku nuk iu konvenon atyre të bëhet president, sepse asnjëri nuk e ka fuqinë. Kadri Veseli i beson Haradinajt, sepse nuk ia rrezikon partinë nga jashtë. Ramushi është i njohur që nuk iu përzihet të tjerëve dhe është në interesin e tyre të jetë ai presidenti i ri”, ka thënë Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat