Ish këshilltari i Kurtit: Edi Rama e priti me mbrëmje gala Vuçiqin ndërsa për Vjosa Osmanin nuk shkoi në Kuvend

Aktuale

Ish këshilltari i Kurtit: Edi Rama e priti me mbrëmje gala Vuçiqin ndërsa për Vjosa Osmanin nuk shkoi në Kuvend

Nga: G.B Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 11:30
Albin Kurti dhe Elvis Hoxha

Zyrtari i VV-së, ish këshilltari i Kurtit, Elvis Hoxha, ka thënë se Edi Rama e kishte pritur Vuçiqin me mbrëmje gala dhe e nderoi pa masë, derisa ai është një nga serbët që ka vrarë shqiptarë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se dje nuk ishte as për fjalimin e presidentes së Kosovës në Kuvend dhe deputetët e tij kishin fytyra e nxira, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se ata shihnin telefonin dhe nuk duronin asnjë duartrokitje për presidenten e Kosovës, por për Vuçiçin do ta kishin pasur buzëqeshjen vesh me vesh, si palaçot.

Hoxha ka thënë se i njohim Edi Ramën dhe Batonin, Hashimin dhe Vuçiçin dhe se Rama i ka miq tërë ata që copëtojnë trojet dhe pasuritë shqiptare.

Postimi i tij i plotë:

A e kujtoni Edi Ramën si e priti Vuçiçin, me mbrëmje gala, e shoqëroi kudo, e nderoi pa masë, në emër të vetin, kuptohet. Sepse, sa për ne shqiptarët e tjerë, Vuçiçi është një serb nga ata që kanë vrarë shqiptarët.

A e patë dje. Edi Ramën? Jo! Nuk ishte as për fjalimin e presidentes së Kosovës në Kuvend. Deputetët e tij i kishin të nxira fytyrat. Ndonjë prej tyre shihte celularin e dikush nuk duronte asnjë duartrokitje për presidenten e Kosovës. Ama për Vuçiçin do ta kishin pasur buzëqeshjen vesh me vesh, si palaçot. Sepse Partia Socialiste ka si duket në frymën e vet kompleksin e inferioritetit ndaj udhëheqësve sllavë dhe kështu që nuk e ndihmon aspak të pranojë krimin serb mbi Kosovën

Ne e njohim Edi Ramën dhe Batonin, Hashimin dhe Vuçiçin. Rama i ka miq tërë ata që copëtojnë trojet dhe pasuritë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat