Drejtori i Mjekësisë Ligjore jep detaje për gjetjen e mbetjeve mortore të shqiptarëve në Kizhevak të Serbisë

Aktuale

Drejtori i Mjekësisë Ligjore jep detaje për gjetjen e mbetjeve mortore të shqiptarëve në Kizhevak të Serbisë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 22:52
Arsim Gërxhaliu

Arsim Gërxhaliu ka japur detaje për gjetjen e mbetjeve mortore të shqiptarëve në Kizhevak të Serbisë.

Drejtori i Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka thënë se falë imazheve satelitore të ushtrisë amerikane, është gjetur lokacioni me mbetjet mortore të shqiptarëve të vrarë në Kizhevak të Serbisë.

Gërxhaliu ka thënë se ndërrimi i relievit ka bërë që deri më tani të mos gjendej lokacioni i saktë.

“16 nëntori ishte dita kur dolën mbetjet mortore, e tërë kjo punë që është bërë në Kizhevak ndërlidhet me vet faktin ku bëhet fjalë për një teren ku janë hedhur mbetje dhe gurë, të cilët kanë krijuar një mal prej gurëve”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat