Ish zëvendëskryeministëri në qeverinë e Albin Kurtit, Haki Abazi, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai në një postim në rrjetin social facebook, shkroi se këto dy qeveri po punojnë në bazë të interesave të Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq.
"Kjo qeveri ilegale e mesantës që është instaluar në Kosovë e që është edhe produkt edhe i qeverisë në Shqipëri- të dyja janë të subordinuara në agjendën e Vuçici dhe kanë hequr dorë nga veprimi si shtete të pavarura, bashkë paraqesin rrezik për interesin kombëtar", tha Abazi, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Kjo qeveri ilegale e mesantës që është instaluar në Kosovë e që është edhe produkt edhe i qeverisë në Shqipëri- të dyja janë të subordinuara në agjendën e Vuçici dhe kanë hequr dorë nga veprimi si shtete të pavarura, bashkë paraqesin rrezik për interesin kombtar.
Në planin e brendshëm janë pararojë e sistemit të kapur oligarkik e të korruptuar dhe në planin ndërkombtar janë me minishengenin dhe kundër boshtit transantlatik.