Qorrolli: Për Gjykatën Kushtetuese, Avdullah Hoti në asnjë moment për 202 ditë, nuk ishte kryeministër

Aktuale

Qorrolli: Për Gjykatën Kushtetuese, Avdullah Hoti në asnjë moment për 202 ditë, nuk ishte kryeministër

Nga: A.Morina Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 10:06
Avdullah Hoti

Analisti politik, Vigan Qorrolli ka reaguar pas lajmit se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Qeverisë Hoti, derisa ka shpallur të pavlefshme votën e Etem Arifit.

Qorrolli ironizoi me Hotin, duke thënë se ai në asnjë moment për 202 ditë qëndrimi në zyrën e Qeverisë, nuk ishte kryeministër.

"Për Gjykatën Kushtetuese, shtetasi i dhe profesori i ekonomisë në UP, Avdullah Hoti, në asnjë moment për 202 ditë qëndrimi në zyrën e Qeverisë [3 qershor-21 dhjetor 2020] , nuk ishte Kryeministër i Republikës", shkroi Qorrolli në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Për Gjykatën Kushtetuese, shtetasi i dhe profesori i ekonomisë në UP, Avdullah Hoti, në asnjë moment për 202 ditë qëndrimi në zyrën e Qeverisë [3 qershor-21 dhjetor 2020] — NUK ishte Kryeministër i Republikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat