Faton Peci i përgjigjet Isa Mustafës: Ka kaluar koha kur fjalët tuaja kanë pasur peshë

Aktuale

Faton Peci i përgjigjet Isa Mustafës: Ka kaluar koha kur fjalët tuaja kanë pasur peshë

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 17:44
Peci dhe Mustafa

Këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci, i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Faton Peci në një bisedë ka thënë se është komplet jorelevante ajo çka thotë Isa Mustafa.

Madje, Peci shton se koha dhe mendimi i Isa Mustfës i takon të së kaluarës.

“Është komplet jo relevante se çfarë thotë Isa Mustafa për ne. Koha kur mendimi i tij ka pasë ndonjë peshë, tashme i takon të kaluarës” deklaroi shkurt Peci.

Pas vendosjes së flamurit dardan në Presidencë nga Vjosa Osmani ka ardhur reagimi i menjëhershëm i Isa Mustafës.

Mustafa këtë veprim të Osmanit e ka cilësuar gënjeshtër folklrorike.

“Flamuri Dardan është ideuar nga Kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, kryetar i një partie politike të qendres së djathtë-konzervatore. Nuk përfaqëson vlerat dhe idetë e majta. VV s’ka asnjë lidhje dhe as relacion politik me vlerat rugoviane. Nuk funksionon formula edhe me VV dhe idetë skajshmërisht të majta edhe me Ibrahim Rugovën dhe simbolet Rugoviane.”Është një gënjeshtër folklorike!”, ka thënë Mustafa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat