Jakupi: Duhet të konfiskohen vaksinat që erdhën nga Serbia po s’patën leje nga ministri

Aktuale

Jakupi: Duhet të konfiskohen vaksinat që erdhën nga Serbia po s’patën leje nga ministri

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 23:56
Arianit Jakupi

Kryetari i Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi, ka sqaruar procedurën se si një ilaç mund të hyjë në territorin e Kosovës dhe kur ai konsiderohet ilegal.

Ai këtë sqarim e bëri për shkak të vaksinave që u futen sot nga Serbia në Kosovë dhe meqë Ministria e Shëndetësisë nuk tregoi se si erdhi deri te futja e tyre.

Jakupi tha se vaksinat konsiderohen produkte medicinale dhe si të tilla i nënshtrohen autorizimit për marketing – regjistrimit në AKPPM. Pas regjistrimit për çdo import duhet të merret leja për import e cila gjithashtu merret nga AKPPM.

Ai po ashtu ka treguar se në kohë pandemie lejohet që për një produkt të caktuar të aprovohet nga ministri i Shëndetësisë, por që përsëri

“Në cilëndo procedurë, përveçse kur produkti është i regjistruar dhe vaksina që ka hyrë nga Serbia nuk është, ministri duhet të aprovojë lejen për import dhe në bazë së cilës pastaj lëshohet importi nga AKPPM-ja dhe në rast se nuk ka ndodhur kjo atëherë produktet janë ilegale”.

Por, a paraqesin rrezik këto vaksina për qytetarët që i morën?

“Procedurat janë të rregulluara në atë mënyrë që dokumentacioni kërkohet për të vërtetuar cilësinë dhe në bazë të dokumentacionit edhe lëshohet leja për import. Unë s’e kam informacionin në rast se këto janë lëshuar apo në rast se është aprovuar nga ministri, qoftë edhe donacion ose import, por në cilindo rast kemi të bëjmë me një produkt specifik – vaksina. Dhe për vaksina ne kemi IKSHPK-në që ka programin e imunizimit dhe tash në rast se janë aprovuar vetëm për një pjesë të popullatës atëherë është shumë keq për ne. Por edhe nëse vaksinohet vetëm një pjesë është një lloj nënshtrimi përpara një paaftësie për të sigurua vaksinën me kohë”.

“Në rast se nuk ka dokumentacion që e vërteton importin atëherë ato produkte konsiderohen ilegale dhe janë të pasigurta për t’u përdorur, si dhe duhet të konfiskohen nga Inspektorati”.

Jakupi në Edicionin Special ka thënë se kjo çështje me Serbinë është e rregulluar edhe me Marrëveshjen e Brukselit, për të cilën po thotë se është shkelur në rast se produktet medicinale merren pa leje nga AKPPM.

Ai ka thënë se për këtë çështje Qeveria e Kosovës duhet të japë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat