Beka merr vendim në Skënderaj: 50 euro për çdo person me Covid-19, 100 për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre

Aktuale

Beka merr vendim në Skënderaj: 50 euro për çdo person me Covid-19, 100 për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 11:56
Bekim Jashari

Bekim Jashari ka marrë vendimin ditët e fundit të vitit që personat që kanë qenë dhe janë të infektuar me Covid-19 të ndihmohen me nga 50 euro.

Me nga 100 euro do ndihmohen familjet, që kanë humbur të dashurit e tyre nga ky virus.

”50 euro për çdo qytetar të Skenderajt të infektuar me COVID-19 dhe nga 100 euro për familjet e atyre që kanë humbur jetën nga ky virus.

Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal për këtë vit, të cilën e filluam me një minutë nderim në përvjetorin e sulmit të parë mbi familjen Jashari dhe Ditës së Veteranit, është miratuar propozimvendimi për t’u dalë në ndihmë të të infektuarve si edhe familjeve të viktimave të virusit COVID-19 në Komunën e Skenderajt.

Në këtë mbledhje është votuar propozimi për subvencionimin e personave të infektuar me virusin Covid-19 në vlerë prej 50 eurosh, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do të subvencionohen me nga 100 euro.

Në bazë të këtij vendimi parashihet që personat përfitojnë nga kjo ndihmë vetëm në rast se arrijnë të sjellin dëshminë e testimit dhe rezultatit pozitiv nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP).

Rreth procedurave të metejeshme do të njoftoheni me kohë, nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale”, shkruan Jashari në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat