Vëllai i gruas që u vra nga burri në Viti: Me pikëllim të madh e morëm lajmin e hidhur për motrën dhe dy nipat

Aktuale

Vëllai i gruas që u vra nga burri në Viti: Me pikëllim të madh e morëm lajmin e hidhur për motrën dhe dy nipat

Më: 1 janar 2021 Në ora: 15:32
Djemtë që u vranë nga babai në Viti

Ngjarja tragjike e vrasjes së katërfishtë në Pozharan të Vitisë tronditi gjithë vendin. Kryefamiljari Fetah Zuka fillimisht vrau gruan dhe dy djemtë dhe më pas veten. Për këtë ngjarje të dhimbshme pati reagime të shumta.

Në mesin e tyre ishin edhe fjalët e vëllait të së ndjerës, Makfire Zuka, Ramadan Ademi, pas vdekjes së motrës dhe dy nipave të tij.

“Me pikëllim të madh, morëm lajmin e hidhur, për motrën dhe 2 nipat tonë. Zoti ju shpërbleftë në paqe”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Në këto momente është duke u zhvilluar ceremonia e varrimit të viktimave të kësaj vrasje të katërfishtë në varrezat e qytezës në Pozharan të Vitisë.

Media raportoi fillimisht se mërgimtari që dyshohet se vrau familjarët e tij e më pas veten ishte Fetah Zuka.

Ndërkaq familjarët që u vranë nga Fetahu janë gruaja e tij, Makfire Zuka, dhe dy djemtë e tij, Hamdi dhe Arbër Zuka.

Media raportoi po ashtu me burime se çifti bashkëshortor ka vite që nuk kanë qëndruar mirë me njëri-tjetrin.

Këto burime thanë se nga hetimet e para dyshohet se Fetahu ka vrarë fillimisht gruan, pastaj dy djemtë dhe më pas ka dalë në oborr dhe ka qëlluar veten në gojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat