Hoxhaj: Ushtrisë që dikur i printe Adem Jashari, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, sot paqeruajtës me ushtrinë amerikane

Aktuale

Hoxhaj: Ushtrisë që dikur i printe Adem Jashari, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, sot paqeruajtës me ushtrinë amerikane

Më: 5 janar 2021 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka publikuar një fotografi të FSK-së, duke thënë se ushtrisë që dikur i printe Adem Jashari, Hashim Thaçi, Kadri Veseli me vajza e me djem të rinj, sot janë në misionin e parë të përbashkët paqësor me ushtrinë amerikane.

“Ushtrisë që dikur i printe Adem Jashari, Hashim Thaçi e Kadri Veseli me vajza e djem të rinj, sot në misionin e parë të përbashkët paqësor me ushtrinë amerikane. “, ka shkruar Hoxhaj.

Sot, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar vendimin e qeverisë së Kosovës që Forca e Sigurisë së Kosovës t’i bashkohet ushtrisë amerikane në misione paqëruajtëse.

Gjithashtu është bërë e ditur se kontigjenti i parë i ushtrisë së Kosovës do të niset drejt Amerikës në mars të këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat