Lutfi Haziri pas mbledhjes: S’do të kemi koalicione, kandidatët për deputetë emra kredibilë që përfaqësojnë politikën e LDK-së

Aktuale

Lutfi Haziri pas mbledhjes: S’do të kemi koalicione, kandidatët për deputetë emra kredibilë që përfaqësojnë politikën e LDK-së

Më: 9 janar 2021 Në ora: 11:51
Lutfi Haziri

(E plotësuar 16:12) - Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për media pas mbledhjes së Kryesisë.

Haziri ka treguar se çfarë saktësisht kanë vendosur dhe kur pritet të shpallen kandidatët për deputetë.

“Eshtë  finalizu pjesa teknike e shtabeve dhe janë finalizuar ndarjet territoriale për zona elektorale.110 kandidatë ndahen në ekipe dhe kandidatura. Ne jemi të gatshëm që nesër dhe ditëve në vijim me i plotësu kushtet ligjore dhe kushtetuese në mënyrë që na afate ligjore emrat e LDK-së me u zbardhë. Besoj shumë kanë me qenë emra kredibilë dhe përfaqësues, burra dhe gra që përfaqësojnë politikën dhe ideologjinë e LDK-së.”

Ai tutje ka bërë të ditur se nuk do të ketë koalicione por emrat e individëve do të përfshihen në një listë të përbashkët me LDK-në.

“Ende nuk ka përfundu asgjë, jemi në bisedime. Kryetari i LDK-së ka autorizimin së bashku me të nominuarin për Kryeministër për të realizu takime edhe me parti politike edhe individë apo eksponentë të tjerë që mund të jenë pjesë e LDK-së por përfaqësu brenda listës së LDK-së. Vetë fakti që janë në bisedime s’desha të flas më shumë. Parimisht koalicione parazgjedhore nuk do të ketë në kuptimin klasik ajo që jemi mësu me pa deri tash. Do të ketë koalicione me parti ose individ të përfaqësum në një listë të përbashkët politike” deklaroi Haziri.

​LDK mblidhet për listën e kandidatëve për deputetë

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, pas takimit që ka mbajtur kryesia e partisë së tij, ka thënë se në këtë takim është diskutuar për çështjen e përgatitjes së listave të kandidatëve për deputetë nga kjo parti.

Gashi: Takimi është rreth përgatitjeve teknike

“Takim pune i kryesisë, përgatitja e fushatës, formimi i shtabit elektoral, përgatitje teknike”, ka thënë Gashi.

Media e ka pyetur se a është diskutuar për ndonjë koalicion parazgjedhor, mirëpo Gashi ka thënë se nuk është diskutuar dhe se ka kohë për një temë të tillë.

Gashi: Nuk ka asgjë konkrete rreth koalicioneve

“Nuk ka diçka konkrete, ditëve në vazhdim, po besoj para se të dorëzohet lista e koalicioneve, nëse do të ketë koalicione, por nuk besoj që do të ketë diçka të veçantë. Ka kohë për këtë punë. Thjeshtë ka qenë mbledhje koordinuese dhe ndërtimi i kritereve për kandidatët për deputetë, hartimi i programeve të fushatës dhe çështjet tjera teknike”, ka thënë Gashi.

Mblidhet kryesia e LDK-së 

Në selinë e LDK-së në Prishtinë kanë filluar të mblidhet kryesia e partisë.

Në këtë takim të njëtit do të diskutojnë për përgatitjet për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Po ashtu do të shqyrtohet edhe mundësia për të hyrë në koalicion me ndonjë parti politike.

LDK do të garoj në zgjedhjet e 14 shkurtit në krye me Avdullah Hotin, si kandidat për kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat