“Kanë shkruar në spital dhe...”, ja çfarë kishte deklaruar agjenti i SHIK-ut dhe Milaim Zeka për vrasjen e Enver Malokut

Aktuale

“Kanë shkruar në spital dhe...”, ja çfarë kishte deklaruar agjenti i SHIK-ut dhe Milaim Zeka për vrasjen e Enver Malokut

Nga: P.R Më: 11 janar 2021 Në ora: 19:28
Enver Maloku dhe Ibrahim Rugova

Para 22 vitesh, Kosova ishte tronditur nga vrasja e Enver Malokut, bashkëpunëtorit të ngushtë të presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Në hyrje të banesës së tij në Prishtinë, Maloku ishte vrarë në sy të gruas dhe fëmijëve të tij.

Vajza e tij, tash deputete e LDK-së, Doruntinë Maloku e kishte rrëfyer në detaje momentin e vrasjes së babait të saj.

“E parkoi makinën para dritares, doli dhe e merr çantën me vete. I trokitëm në dritare që t’ia kujtonim që të blinte bukën. Babi më ka shikuar dhe janë dëgjuar krismat e njëpasnjëshme. Unë jam stepur. Është ndier edhe një krismë. Babai na shikoi në sy dhe ra në tokë”, kishte thënë Doruntinë Maloku.

E ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari kishte akuzuar edhe me emra, ata të cilët sipas tij, kryen vrasjen e Enver Malokut.

Vrasësit e atdhetarit Enver Maloku ishin të lidhur me pushtetin serb pasi Enveri si shef i QIK-ut ishte armik shumë i rrezikshëm për pushtetin serb, por vrasja nuk ishte bërë nga serbët, vrasësit ishin shqiptar që punonin edhe për një palë të tretë, vrasësit pas plagosjes të Enverit kishin shkuar edhe në spital ku ishin paraqit si gazetar edhe pse spitali menagjohej nga Serbët ...për tu vërtetuar se a ka vdekë dëshmori Maloku.! Duhet të sqarohet kush ishte grupi FENIX qe vepronte në Prishtinë dhe në disa territore tjera grup ky i lidhur ngushtë me një strukturë të shtabit të Rognerit në Tiranë, a ka ky grup dorë në këtë vrasje dhe disa vrasje tjera enigmatike të disa komandantëve të UÇK' dhe a ka lidhje kjo vrasje e shefit të QIK-ut me formimin të vetëm disa ditësh pas kësaj vrasje të shërbimit informativ dhe Kosovës të lirë. Duhen shumë sqarime ndryshe kurrë nuk dot ketë drejtësi për viktimat dhe qetësi për familjet e tyre dhe gjithmonë dot ketë dyshime ,dhe vrasësit edhe sidomos urdhëruesit e tyre që ndoshta i takojmë e i shohim për çdo ditë rreth nesh do të zgërdhihen dhe tallen me ne.!”, kishte shkruar ish agjenti i SHIK-ut, Naim Maloku, i cili së fundi është intervistuar edhe nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Po ashtu, për vrasjen e Malokut kishte folur edhe Milaim Zeka, të cilin Kadri Veseli e kishte quajtur “Znaçkë”.

Zeka kishte shrkuar se njeriu që lidhet me vrasjen e Enver Malokut është ftuar nga Gjykata Speciale.

“Disa prej te ftuareve qe nuk kane lidhje me luften, sipas disa burime “kane qene pjese e SHIK-ut”! Ka logjike kjo pune. Ne mesin e te ftuareve, njeri “lidhet me plagosjen e Sabri Hamitit, vrasjen e Enver Malokut dhe Xhemajl Mustafes”!”, kishte shkruar Milaim Zeka, pa përmendur ndonjë emër.

Se a do ta hetojë Gjykata Speciale vrasjen e Enver Malokut, gazeta “Bota sot” ka dërguar pyetje në adresën elektronike të Prokurorit të Specializuar, Jack Smith dhe të Dhomave të Specializuara, por ende nuk ka marr përgjigje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat