Përfaqësuesi i Nismës në KQZ: Vendimi për certifikim të subjekteve politike ishte politik dhe tendencioz

Aktuale

Përfaqësuesi i Nismës në KQZ: Vendimi për certifikim të subjekteve politike ishte politik dhe tendencioz

Më: 22 janar 2021 Në ora: 21:23
Foto Ilustrim

Lista e Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate nuk është certifikuar nga KQZ-ja. Kjo për shkak se nuk kanë larguar kandidatët që kanë pasur dënime.

Ndërsa Nisma Socialdemokrate nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor as si subjekt politik.

Eshref Vishi përfaqësues i Nismës Socialdemokrate, vendimin e KQZ-së për mos certifikim të subjektit politik që ai përfaqëson dhe listës së kandidatëve për deputetë e ka quajtur politik.

“Vendimi për certifikim të subjekteve politike dhe listave të kandidatëve ishte politik dhe tendencioz ndaj subjektit Nisma. Nuk është përgjegjësi e anëtarëve të KQZ-së të shqetësohen për përmbajtjen e listës së subjektit politik. Është e drejtë e tyre të votojnë në bazë të rekomandimeve të Zyrës për regjistrimin e partive politike, por u pa që as rekomandimet e zyrës nuk u përfillen, por as fjalimet tona lidhur me respektimin e procedurave ligjore. Ne do të ankohemi në bazë të ligjit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat