“Haram buka e Kosovës ju qoftë!”, biznesmeni “shpërthen” pasi u kritikuan Kurti e Osmani për vizitën në Mitrovicë

Aktuale

“Haram buka e Kosovës ju qoftë!”, biznesmeni “shpërthen” pasi u kritikuan Kurti e Osmani për vizitën në Mitrovicë

Nga: A.Zh Më: 31 janar 2021 Në ora: 09:47
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dje në Mitrovicë

Edhe biznesmeni i Kosovës Burim Piraj, ka reaguar pasi kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti dhe u.d së presidentes Vjosa Osmani, janë penguar dje në veri të Mitrovicës.

Ai ka thënë se ky veprim u ka shkaktuar lumturi disave, që po tregojnë se Mitrovica është e ndarë.

“Haram buka e Kosovës ju qoftë!”, ka thënë Piraj, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Shumë lumturi dje ju ka shkaktuar disave reagimi i minoritetit në veri kundër Presidentes dhe Kryetarit të VV-së duke na treguar se Mitrovica është e ndarë e nuk bën të provokohet etj.!

Me kënd jeni ju more?

Haram buka e Kosovës ju qoftë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat