Maxharraj: Fajtori për çdo gjë që ka ndodhë në veri të Kosovës për këto 20 vite është ky politikan

Aktuale

Maxharraj: Fajtori për çdo gjë që ka ndodhë në veri të Kosovës për këto 20 vite është ky politikan

Nga: A.Zh Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Opinionisti Binak Maxharraj, ka fajësuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe ish-presidentin Hashim Thaçi, për veriun e Mitrovicës.

Ai ka thënë se veriu ishte lojë makabre në mes të Thaçit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiqit, përcjell Bota sot.

Sipas Maxharrajt, veriu i Mitrovicës sot është më shumë i Serbisë se sa i Kosovës.

Postimi i Maxharrajt në Facebook:

Le ta dinë të gjithë se veriu është një lojë makabre në mes të Thaçit dhe Vuçiqit, e cila për pak se nuk rezultoi me ndarjen e veriut.

Pra, për çdo gjë që ka ndodhë në veri të Kosovës për këto 20 vite, fajtori kryesor është PDK dhe Hashim Thaçi.

Prandaj, sot e kemi veriun kështu siç e kemi, më shumë dhe gati krejt i Serbisë dhe hiq e aspak i Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat