Zbulohet e vërteta, kjo është arsyeja se pse Vjosa Osmani nuk mori pjesë në ceremoninë e njohjes nga Izraeli, ja kush e ka “fajin”

Aktuale

Zbulohet e vërteta, kjo është arsyeja se pse Vjosa Osmani nuk mori pjesë në ceremoninë e njohjes nga Izraeli, ja kush e ka “fajin”

Nga: A.M. Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 20:37
Vjosa Osmani

Këshilltari i ushtrueses së detyrës së Presidentes Vjosa Osmani, Faton Peci, ka treguar arsyen se pse kjo e fundit nuk mori pjesë në ceremoninë e zyrtarizimit të njohjes reciproke Kosovë-Izrael.

Peci ka sqaruar se Osmani ka kërkuar që të jetë pjesë e kësaj ceremonia, por ajo është injoruar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“u.d. Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë të jetë prezente në këtë ceremoni, por pjesëmarrja i është pamundësuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila e ka shkelur Protokollin shtetëror, duke i pamundësuar Presidentes të ketë adresim dhe poashtu duke i pamundësuar rolin në ceremoni që i takon sipas praktikave dhe protokollit”, ka shkruar Peci në Facebook.

Postimi i plotë:

Reagim ndaj dezinformatave (të zakonshme) të Gazetës Express

U.d Presidentja nuk e ka injoruar ceremoninë për marrëdhëniet diplomatike me Izraelin por MPJD ka injoruar protokollin dhe kërkesat e Presidencës, si institucion që sipas kushtetutës udhëheqë me politikën e jashtme.

u.d. Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë të jetë prezente në këtë ceremoni, por pjesëmarrja i është pamundësuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila e ka shkelur Protokollin shtetëror, duke i pamundësuar Presidentes të ketë adresim dhe poashtu duke i pamundësuar rolin në ceremoni që i takon sipas praktikave dhe protokollit.

Është për keqardhje që MPJD ka instrumentalizuar protokollin e shtetit për të shtyrë përpara agjenda partiake në prag të fushatës zgjedhore. Qasja e tillë e MPJ-së e dëmton jo vetëm kredibilitetin e saj, por edhe të vet shtetit të Kosovës.

U.D. Presidentja ka përshëndetur dje lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit dhe sot ka zhvilluar bisedën e parë telefonike me Kryetarin e Knesset-it. Siç ka potencuar vazhdimisht, njohja nga Izraeli reflekton edhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy popujve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat