Arban Abrashi: Hulumtimet nga terreni tregojnë për rënie drastike të një subjekti politik, LDK do të fitoj

Aktuale

Arban Abrashi: Hulumtimet nga terreni tregojnë për rënie drastike të një subjekti politik, LDK do të fitoj

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 12:50
Arban Abrashi

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe sekretari i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka një ngritje dhe trend shumë pozitiv.

Abrashi tutje ka treguar se nga hulumtimet në terren tregojnë për një rënie drastike dhe humbje besimi të një subjekti politik, por që ai nuk ka folur me emra se për cilin subjekt e ka fjalën.

“Tungjatjeta, Të dhënat tona dhe hulumtimet nga terreni, tregojnë për një rënie drastike dhe humbje besimi të një subjekti politik. LDK përndryshe ka një ngritje dhe trend shumë pozitiv. LDK do të fitoj dhe do të udhëheq Qeverinë. Vazhdojmë ” është shprehur Abrashi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat