Andi Bushati i tregon Mustafës pse LDK u rrëzua në humnerë, thotë se do të vazhdojë drejt rrënimit nëse nuk bëhet kjo gjë

Aktuale

Andi Bushati i tregon Mustafës pse LDK u rrëzua në humnerë, thotë se do të vazhdojë drejt rrënimit nëse nuk bëhet kjo gjë

Nga: G.B Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 14:39
Andi Bushati

Analisti nga Shqipëria, Andi Bushati, ka reaguar ndaj Isa Mustafës, pas deklaratës se nuk e ka kuptuar pse populli e ndëshkoi kështu LDK-në.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ndodhi kështu pasi u drejtua nga tinëzarë e mashtrues si ai, që predikonin se vota e zgjedhësve nuk ka rëndësi, përcjell Bota sot.

Bushati ka thënë se LDK do të vazhdojë drejt një rrënimi të pandalshëm nëse nuk ndahet nga mendësia prej lakeu e tipave si Mustafa, Veliu dhe Hoti.

Postimi i tij i plotë:

Isa Mustafa paska thënë se nuk e ka kuptuar ende se përse vota popullore e dërrmoi LDK-në, se ai do të sillej po njëlloj, dhe se qenka keq për Kosovën që partia e madhe e Rugovës u rrëzua në këtë humnerë. Qe ta kuptojë...ndodhi kështu se u drejtua nga tinëzarë e mashtrues si ai, që predikonin se vota e zgjedhësve nuk ka rëndësi. E keqja e LDK është do të vazhdojë drejt një rrënimi të pandalshëm nëse nuk ndahet nga mendësia prej lakeu e tipave si Mustafa, Veliu dhe Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat