Shasha: Ky është sulm jo vetëm mbi djalin e Rashiq por sulm mbi çdo fëmijë të çdo njeriu që kundërshton Vuçiqin

Aktuale

Shasha: Ky është sulm jo vetëm mbi djalin e Rashiq por sulm mbi çdo fëmijë të çdo njeriu që kundërshton Vuçiqin

Nga: A.SH Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 19:51
Nenad Rashiq

Djali i ish-ministrit Nenad Rashiq është rrahur sot para shkollës ku ai vijon mësimin në fshatin Llapnasellë të Graqanicës.

Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka shoqëruar 8 persona, prej tyre njëri i mitur.

Demush Shasha nga Instituti Epik ka reaguar në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur.

Sipas tij, ky është një sulm jo vetëm mbi djalin e Nenadi Rashiq por sulm mbi çdo fëmijë të çdo njeriu që kundërshton Vuçiqin.

Ky nuk eshte vetem nje sulm mbi djalin e Nenadit. Ky eshte sulm mbi cdo femije te cdo njeriu qe kundershton Vuciqin.

#SaNenadom #MeNenadin”, ka shkruar Shasha në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat