Sallahu: Dy ish-ministra të PDK-së të përshirë në skandalet brenda Ministrisë së Bujqësisë

Aktuale

Sallahu: Dy ish-ministra të PDK-së të përshirë në skandalet brenda Ministrisë së Bujqësisë

Nga: A.Zh Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 21:43
Blerim Sallahu

Këshilltari ligjor në Lëvizjen Vetëvendosje, Blerim Sallahu, është shprehur krenar që ishte ndër hartuesit e kallëzimit penal kundër zyrtarëve përgjegjës brenda Ministrisë së Bujqësisë, që sot u arrestuan dhe më herët.

Ai beson fuqishëm se në këto skandale ishin të përfshirë edhe dy ish-ministra nga Partia Demokratike e Kosovës, përcjell Bota sot.

Sallahu ka ftuar prokurorinë që të hetojë deri në fund personat përgjegjës.

Reagimi i Sallahut në Facebook:

Jam krenar që kam qenë një ndër hartuesit e kallëzimit penal kundër zyrtarëve përgjegjës brenda Ministrisë së Bujqësisë. Si pasojë e atij kallëzimi penal disa zyrtarë të asaj ministrie ishin arrestuar. Po ashtu ky kallëzim penal ka qenë udhërrëfyes i jashtëzakonshëm edhe për arrestimet e sotme.

Për shkak të informatave që kemi adresuar prokurorisë besoj fuqishëm se në këto skandale ishin përfshirë edhe dy ish ministra të PDK-së.

Mirëpo në këtë nivel hetimet kanë ngecur!

Prokuroria duhet të shkojë deri në fund me hetime ndaj personave përgjegjës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat