Ish-eprori i lartë i UÇK-së, lëshon shtëpinë e tij katërkatësh për Ambasadë të Izraelit në Prishtinë

Aktuale

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, lëshon shtëpinë e tij katërkatësh për Ambasadë të Izraelit në Prishtinë

Nga: N.Sh Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:48
Izraeli

Shteti i Izraelit tashmë e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Kjo njohje ka ardhë fal marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë në shtator 2020 në prani të ish-presidentit të SHBA, Donald Trump.

Kosova dhe Izraeli gjithashtu kanë vendosur marrëdhënie diplomatike ndërmjet të dy vendeve.

Ky hap u cilësua nga të dyja vendet si historik dhe ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në mënyrë virtuale.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Kosovës dhe Izraelit, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari është i gatshëm që shtëpinë e tij në Kodrën e Trimave, ta lëshoj për Ambasadë të shtetit të Izraelit.

Miftari lajmin e ka dhënë përmes rrjetit social Facebook, ku thotë se, shtëpinë e lëshojnë pa asnjë interes, për të paktën 20 vite.

“Unë Naim Miftari ish epror i UÇK-së dhe ish bashkëluftëtar i Hebreut dëshmorit të UÇK-së, Franccesko Xhuzepe Bider edhe për nder të tij ofroj 4 kate të shtëpisë tonë në Kodrën e Trimave, shtëpinë familjare si Ambasadë të shtetit të Izraelit, pa kurrfarë interesi pa kurrfarë pagese, për së paku 20 vitet e ardhshme”, shkruan Miftari.

Postimi i plotë:

Duke e ditur rendësin e njohjes së ndërsjellë në nivele diplomatike,  të Kosovës dhe shtetit mik, Izraelit, si dy popuj të përvuajtur nder shekuj, popuj të masakruar nga pushtuesit dhe fqinjët tanë, dy ndër popujt ma të lashtë në botë, e duke mos harruar zemërgjerësinë humane të shqiptarëve, që gjatë luftës të Dytë Botërore,  shpëtuan nga makineria vrasëse e Hitlerit pothuajse të gjithë hebrenjtë.

Ata, hebrenjtë arritën të strehohen vetëm tek ne shqiptarët, e ne personalisht duke pat edhe vet një lidhje të vjetër familjare me popullin hebre.

Unë Naim Miftari ish epror i UÇK-së dhe ish bashkëluftëtar i Hebreut dëshmorit të UÇK-së Franccesko Xhuzepe Bider edhe për nder të tij ofroj 4 kate të shtëpisë tonë në Kodrën e Trimave, shtëpinë familjare si Ambasadë të shtetit të Izraelit, pa kurrfarë interesi pa kurrfarë pagese, për së paku 20 vitet e ardhshme.

Kaq kemi mundësi, si një familje shqiptare, kaq ofrojmë, vetëm që t'i shohim dy popujt tanë bashkë, ashtu si kemi jep shembuj edhe në të kaluarën, tani dhe në të ardhmen. Këtu jemi!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat