Dimal Basha sulmon Grenellin për t’i dalë në mbrojtje Kurtit: Ju nuk keni turp zotëri

Aktuale

Dimal Basha sulmon Grenellin për t’i dalë në mbrojtje Kurtit: Ju nuk keni turp zotëri

Më: 2 mars 2021 Në ora: 19:18
Dimal Basha dhe Albin Kurti

Kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Dimal Basha, i ka replikuar ish-ambasadorit Grenell për komentet që ky i fundit lëshoi në drejtim të Albin Kurtit, duke thënë se ka qenë gjithëherë kundër SHBA-ve, e madje duke e përkrahur edhe terrorizmin.

Në Twitter, Basha e ka akuzuar Grenellin se është përzier në shumë procese, teksa tani po e sulmon një lider që ka arritur një fitore historike.

Madje i është përgjigjur duke i thënë se populli amerikan ia ka treguar atij vendin, duke iu referuar humbjes së republikanëve në zgjedhje.

“Ju ende keni guxim të komentoni në gjithçka pasi  që jeni përfshirë gjithku? Dhe ndaj kujt? Ndaj një lideri që ka shënuar një fitore historike. Ti nuk ke turp zotëri. Jam i gëzuar që populli amerikan ua tregoi vendin”, i ka reaguar Basha, Grenellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat