Tha se VV nuk duhet t’i ketë të gjitha pushtetet, Xhavit Halitit i vjen reagimi, i përmenden rastet kur keqpërdori pozitën

Aktuale

Tha se VV nuk duhet t’i ketë të gjitha pushtetet, Xhavit Halitit i vjen reagimi, i përmenden rastet kur keqpërdori pozitën

Nga: M.H Më: 18 mars 2021 Në ora: 15:39
Xhavit Haliti

Partia Demokratike e Kosovës nuk e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të shtetit.

Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së partisë, Enver Hoxhaj pas mbledhjes maratonike të Këshillit Drejtues të PDK-së.

Përveç Hoxhaj, ka folur edhe deputeti i zgjedhur në zgjedhjet e 14 shkurtit nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti nuk ka pohuar e as nuk ka mohuar nëse kjo parti do të qëndrojë në sallë dhe do t’ia sigurojë kuorumin Vjosa Osmanit për t’u zgjedhur presidente e Kosovës.

Haliti ka deklaruar se mendon se është shumë që një parti e vetme t’i ketë të gjitha pushtetet.

Opinonisti dhe profesori nga Amerika ka shkruar në lidhje me këtë deklaratë të Halititi duke iu drejtuar që zgjedhjet i ka fituar LVV se bashku me Listën Beso dhe se PDK duhet ta pranojë tashmë këtë fakt.

Maxharraj ia përmend edhe milionat që Haliti ka marr nga Shtabi i Rognerit edhe nga 3%, e që ishin të gjitha të dedikuara për vendin, përcjell “Bota sot”

Më tej, opinonisti thotë që PDK si një opozitë nuk ka lluksin të vendos nëse një parti mund t’i ketë të gjitha pushtet apo jo.

Profesori thotë që për kourumin për zgjedhjen e presidentit të vendit ka fol edhe miku i jonë i madhë, Amerika, e që sipas tij PDK ka rastin të vendos nëse dëshiron të ketë miqësinë me Amerikën apo të përfundoj si Grenell.

Postimi i plotë

Xhavit, rri para kijeve, qerrës tani i grah dikush tjetër?!

Por këtij personi nuk iu dukej shumë kur PDK-ja i grahte qerrës për gati 20 vjet poshtë e përpjetë bile edhe me bisht të thyem, por edhe ashtu me qerren e vetë PDK e mjeli këtë shtetë ku të gjithë gati u bënë milionera ose siç thotë Xhaviti sot gjithkush i ka nga 2-3 milionë euro. Jo gjithëkush z.Xhavit mund t’i kesh ti me koleget e ty të Shtabit të Rognerit të cilët ju i morët parat e dedikuar luftës të 3% dhe vendlindja thërret. Por edhe pas luftës e shtuat pasurinë, kurse shumë njerëz bënin vetvrasje ose ikinin nga vendi për një kore bukë. Por Xhavit Haliti pasaka deklaruar me rastin e konstituimit të organëve shtetërore sot se mendon se është shumë që një parti e vetme t’i ketë të gjitha pushtetet. Prapë, lakmia për pushtet, jo, Xhavit zgjedhjet nuk i fitoj një parti siç thua ti, por koalicioni parazgjedhor LVV dhe Lista ”Beso” të cilët morën 50,28% të votave, që do të thotë më shumë se ju të gjitha partitë tjera(PDK,LDK,AAK) që po ju pret vendi në opozitë, sepse jeni lodhë shumë t’u qeverisë shkel e shko për interesa personale për tu bërë milionerë. Atje në opozitë do të pushoni, do të relaksoheni për disa vite deri të vini në vete. Pare keni bërë mjaftë, nëse ndonjë Vetting i drejtë nuk ju troket te dera. Për ata se kush duhet t’i konstituoj organet shtetërore nuk është çështje e opozitës, nuk ka se çka fol opozita e bile aq më pak ka të drejtë këtu të përzihet Xhavit Haliti i cili më mirë është të rrijë para kijeve, sepse qerrën e udhëheq tash dikush tjetër,e udhëheqë ai të cilit sovrani ka fol dhe i’a ka dhënë besimin të qeverisë me shtetin. Opozita e as Xhavit Haliti nuk kanë të drejtë të thonë e as të përzihen se qenka shumë për një parti t’i qeverisë të gjitha pushtetet. Se kush do t’i qeverisë të gjitha pushtetet ka fol sovrani, ua ka dhënë besimin se do të bëjnë ndryshime, kurse juve që me vite me radhë e keni keqpërdorë pushtetin për interesa personale ju ka gjuajtë në opozitë. Por tash kur sovrani iu ka gjuajt si paçavër në opozitë as që keni të drejtë të bojkoni konstituimin e organëve shtetërore sepse ju jeni humbësit, e humbësit askund nuk qesin kushte. Se a do të merrni pjesë në sallë për të bërë kourumin për zgjedhjen e presidentit,sepse qeveria mund të formohet edhe pa ju se i ka numrat, kurse për presidentin domosdoshmërisht ju duhet të qëndroni në sallë pa vu kushte bile edhe kundërvullnetit të juaj ose vendi do shkojë sërish në zgjedhje ku votuesit do të ju heqin edhe nga opozita dhe do të ju nxjerrin jashtë sistemit zgjedhor. Se a do të bëni kourumin për zgjedhjen e presidentit të vendit ka fol edhe miku i jonë i madhë, Amerika të cilës ia kemi borxhë të gjitha jetët e qytetarëve të Kosovës që na nxori nga errësira shekullore serbo-sllave.Për këtë, këto ditë erdhi enkas nga Amerika shtetërari nga Departamenit i Shteti, Mattheë Palmer i cili ju tha troç se opozita duhet të qëndroni në sallë kur të zgjidhet presidenti. Pra, Amerika ka fol qartë, ju opozitar mbetet të zgjidhni se a do të etikoheni si dashamirës dhe proamerikan duke i marrë dhe respektuar sygjerimet e saj, apo do të shpallëni si antiamerikan kur as dreqi më nuk do të ua bëj qaren dhe do të përfundoni si i preferuari i juaj Richard Grenell duke u sjellë rrugëve të Amerikës si rrugaqq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat