Syla: MSH tha që do të ipen 60 doza, por ne siguruam 500 doza të vaksinës nga Shqipëria

Aktuale

Syla: MSH tha që do të ipen 60 doza, por ne siguruam 500 doza të vaksinës nga Shqipëria

Më: 20 mars 2021 Në ora: 00:21
Blerim Syla

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, ka njoftuar se nesër do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë që ka pritur nga Ministria e Shëndetësisë që të jenë më vigjilentë në këtë aspekt.

“Disa ditë më parë, kam apeluar te MSH-ja që të jenë vigjilentë dhe të kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, por normalisht është çështje politike e tyre. Kemi parë lajme të ndryshme dhe lojëra të ndyra që ka bërë MSH-ja ka thënë që do të jepen vetëm 60 doza, por unë po ju them që ne kemi siguruar 500 doza në krahasim me Ministrinë e Shëndetësisë. Konsideroj që është joserioze të luhet me shëndetin e punëtorëve shëndetësorë dhe të thuhet paradite që sot e kam listën prej 60 dhe masdite 125”.

“Pas premtimit dhe telefonatës që kam marrë nga kryeministri Rama, sot e kemi zhvilluar takimin teknik me zv ministrin e shëndetësisë në prani të ambasadorit Nait Hasani për t’i rregulluar çështjet teknike se si do të shkojë procesi i vaksinimit. Fillimisht, na është kërkuar të sqarojmë situatën në Kosovë dhe pasdite na lajmëruan që prej nesër të fillohet me vaksinimin e 250 punëtorëve shëndetësorë”.

“Kemi premtimin që Shqipëria në momentin që do të marrë kontingjentin e ri të vaksinave, do të na jep edhe afër 1600 doza. Kemi pritur nga Ministria e Shëndetësisë të jenë më vigjilentë dhe nuk kanë qenë dhe në këtë aspekt po përgatitemi që të nisemi nesër”.

Syla tutje theksoi që nesër nisen mjekët për vaksinim në Kukës dhe të parët vaksinohet ata që janë në vijën e parë të frontit – mjekët dhe infermierët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat