Agim Veliu reagon ashpër ndaj Muhaxherit: Ky far Gazi i botës, i instaluar në LDK si një “kali i Trojës"

Aktuale

Agim Veliu reagon ashpër ndaj Muhaxherit: Ky far Gazi i botës, i instaluar në LDK si një “kali i Trojës"

Nga: G.B Më: 26 mars 2021 Në ora: 13:26
Agim Veliu dhe Gazmend Muhaxheri

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka reaguar ndaj kritika të bashkëpartiakut të tij, Gazmend Muhaxheri.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se paraqitja e Muhaxherit ka qenë karikaturale dhe e mjerë dhe se mesazhet që ai, sipas Veliut i instaluar në LDK si një “kali i Trojës", u përpoq të jepte, ishin çdo gjë tjetër, pos mesazhe uniteti, përcjell Bota sot.

“LDK, me eksponent si soji i Gaz Muhaxherit, tashmë e ka bërë veten fajtore kryesore për çdo dështim eventual të fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e institucioneve, duke insistuar që, nga pozita e tretë e duke amnistuar të parin e të dytin, të bëhet adresa e vetme e fajësimit në rast të dështimit të zgjedhjes së Presidentit”, ka shkruar Veliu.

Veliu e ka quajtur “Gazi i botës” kryetarin e Pejës, duke thënë se ai i shpërfaqi në mënyrë fëmijërore të gjithë prapaskenat dhe ndyrësitë prapa zgjedhjeve të fundit në LDK, duke treguar se “fryma e re” në LDK dhe veprimi politik i saj, këtu e tutje, ndërtohet vetëm duke përjashtuar nga radhët e saj çdo anëtar të devotshëm dhe besnik të saj.

Postimi i tij i plotë:

Kush po e përçan LDK-në dhe ku po shkon ajo?!

Përtej rezultateve zgjedhore, nga më zhgënjyeset që nga themelimi i LDK-së, dhe pas një procesi për lakmi, për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, me të drejt pritej që kjo parti të fokusohej në rikuperimin e saj duke instistuar në unitet veprues.

Siç e thash, zgjedhja e kryetarit të ri, pavarësisht vlefshmërisë së vendimeve iniciale që mori, e për të cilat mbase do të flas ndonjëherë tjetër, nga shumë njerëz, përfshirë këtu edhe mua, u pa si një ngjarje dhe moment reflektimi dhe rrjedhimisht edhe fillimi të një pune të madhe për unifikimin e partisë.

Po, sot këtu po marr shkas nga një paraqitje karikaturale, të mjerë të Gazmend Muhaxherit në një televizion mbrëmë. Mesazhet që ky njeri, i instaluar në LDK si një “kali i Trojës", u përpoq të ipte, ishin çdo gjë tjetër, pos mesazhe uniteti.

Vetëfajësimi që LDK po i bënë veti, duket i ka zënë të befasuar edhe kundërshtarët më të egër të saj nga domeni i Facebook politikës.

LDK, ka marrë flamurin që nuk i takon. Përpjekjet e saja qesharake që të “vendosin kush do jetë kryetar Kosove e kush jo”, në rastin më të mirë janë vardisje e popullizmit, e në rastin më të keq, kapitullim.

LDK, me eksponent si soji i Gaz Muhaxherit, tashmë e ka bërë veten fajtore kryesore për çdo dështim eventual të fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e institucioneve, duke insisituar që, nga pozita e tretë e duke amnistuar të parin e të dytin, të bëhet adresa e vetme e fajësimit në rast të dështimit të zgjedhjes së Presidentit.

Ky far Gazi i botës, shpërfaqi në mënyrë fëmijnore, gjithë prapaskenat dhe ndyrësitë prapa zgjedhjeve të fundit në LDK, duke treguar se “fryma e re” në LDK dhe veprimi politik i saj, këtu e tutje, ndërtohet vetëm duke përjashtuar nga radhët e saj çdo anëtar të devotshëm dhe besnik të saj të cilin, sipas Gaz-it, “po e kritikojkan popullistët dhe përfaqësuesit e partive tjera politike, si dhe “kinezët e Facebook-ut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat