Nesër në mbrëmje pritet të arrijë kontigjenti i parë i vaksinave anti-Covid në Kosovë

Aktuale

Nesër në mbrëmje pritet të arrijë kontigjenti i parë i vaksinave anti-Covid në Kosovë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Pritjeve të qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen kundër virusit vdekjeprurës po iu vie fundi.

Kjo pasiqë, sipas burimeve, nesër në mbrëmje do të arrijë kontigjenti i parë i vaksinave anti-Covid nga COVAX.

Gjatë ditës së sotme, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurtin për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID në Kosovë.

Ajo në “Twitter” ka njoftuar se Komisioni Evropian do financojë procesin e vaksinimit për punonjësit shëndetësor dhe njerëzit më në nevojë.

E kryeministri Albin Kurti tha qeveria po punon natë e ditë për t’i siguruar vaksinat anti-Covid.

Kujtojmë se më 15 janar kanë ardhur frigoriferët për ruajtjen e vaksinave.

Kurse para një muaji u siguruan edhe shiringat e para që do të përdoren për vaksinimin anti-COVID-19 në Prishtinë.

Përmes frigoriferëve bëhet ftohja dhe mirëmbajtja e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat