Latifi: Është dashtë nja dy ditë me i lanë vaksinat në aeroport, me ua mundësu të gjithë politikanëve me u fotografu

Aktuale

Latifi: Është dashtë nja dy ditë me i lanë vaksinat në aeroport, me ua mundësu të gjithë politikanëve me u fotografu

Më: 28 mars 2021 Në ora: 23:02
 Analisti politik, Blerim Latifi

 Analisti politik, Blerim Latifi, njëherësh edhe profesor universitar, ka ironizuar me ceremoninë e organizuar të pranimit të vaksinave ‘Astra Zeneca’, të distribuuara nga Aleanca Gavi COVAX.

Latifi, nëpërmjet ‘Facebook’-ut, ka thënë se kontingjenti i parë i vaksinave është dashur të lihet në Aeroportin e Prishtinës, në mënyrë që të gjithë përfaqësuesit politik të arrinin të realizonin fotografi me to.

“U dashtë nja dy ditë me i lanë vaksinat në aeroport, që me ua bo t’mundur të gjithë politikanëve me shku aty, me bo selfie pranë kontigjentit të vaksinave dhe pastaj me i postu ato në profilet e tyre zyrtare në facebook, me mbishkrimin “Urime Kosovë”. Nuk duhet me i privu nga ajo që dijnë ma se miri me bo: artin e vjedhjes së meritave”, ka shkruar profesori universitar.

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se prioritet për vaksinim do jenë punonjësit shëndetësor.

“Vaksinimi fillon këtë javë me prioritet personelin shëndetësor. Ata kanë qenë në vijë të parë të frontit dhe kanë bërë punë të jashtëzakonshme. Qytetarë të nderuar, por futemi në një fazë të rëndë të kësaj pandemie. Respektimin e masave duhet ta bëjmë të gjithë pasi familjarët tonë mund të pësojnë nëse nuk jemi të kujdesshëm”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat