Palmer presion mbi Listën Serbe të qëndrojë në seancë kur votohet Osmani, e thërret në telefon edhe Vuçiqin

Aktuale

Palmer presion mbi Listën Serbe të qëndrojë në seancë kur votohet Osmani, e thërret në telefon edhe Vuçiqin

Më: 2 prill 2021 Në ora: 15:20
Matthew Palmer

Presion i jashtëzakonshëm është bërë bërë mbi Listën Serbe, që deputet e këtij subjekti politik të qëndrojnë në sallë në momentin kur do të votohet Vjosa Osmani si presidente e vendit.

Burimet nga ky subjekt politik kanë thënë se presionin ka qenë aq i madh saqë edhe Matthew Palmer, Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit dhe përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor është marrë me këtë çështje.

Madje, sipas këtyre burimeve, Palmer është kujdesur që të sigurohet mirë për Listën Serbe saqë ka komunikuar edhe me presidentin serb Aleksandër Vuciq.

"Lista Serbe do të qëndrojë në sallë" – ka qenë kërkesë direkte e Shteteve të Bashkuara të Amerikës madje për këtë ka pasur biseda edhe mes presidentit serb dhe zyrtarëvë të lartë të SHBA-ve.

Media ka provuar të marrë një qëndrim nga shefi i Listës Serbe apo kushdo nga ky subjekt politik serb por ata nuk kanë pranuar të flasin me arsyetimin se kanë qëndrim të mos deklarohen për këtë.

Ndërkohë, VV-ja ka mbledhur nënshkrimet për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Por, para se ta thërrasin seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Vjosa Osmanit, pritet të procedohet për në Kuvend projektligji për zgjedhjet në Kosovë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka kërcënuar se nëse nuk zgjedhet Vjosa Osmani presidente, atëherë shkojmë në zgjedhje të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat