Baraliu, thirrje opozitës: Sfidojeni Kurtin dhe Osmanin me këtë kandidat për president, ja kush do të pësojë debakël në zgjedhjet e reja

Aktuale

Baraliu, thirrje opozitës: Sfidojeni Kurtin dhe Osmanin me këtë kandidat për president, ja kush do të pësojë debakël në zgjedhjet e reja

Nga: A.Zh Më: 3 prill 2021 Në ora: 14:45
Bleron Baraliu

Analisti i çështjeve politike Bleron Baraliu, ka kërkuar nga partitë opozitare, që t’ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit, për zgjedhjen e saj presidente.

Ai ka thënë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duhet të arrijnë konsensus me opozitën për çështjen e presidentit.

Baraliu ka treguar se në vitin 2011, ishte përpjekur që Hashim Thaçin ta sfidonte me kandidaturën e Adem Demaçin, por ishte Albin Kurti, që sipas tij, gjykoi gabimisht se kjo do të ishte fitore për Thaçin.

Sipas Baraliut, opozita do të duhej tani ta vendos kundërkandidat të Vjosa Osmanit, Murat Jasharin, përcjell Bota sot.

Ai ka shtuar se në zgjedhjet e reja Kurti dhe Osmani mund të pësojnë debakël, “siç do të pësojnë në ato lokale, nëse nuk ndërrojnë kurs”.

Reagimi i Baraliut:

Çka me thanë sot?! "Jointeligjent"?! - këtë e kam përsëritur s'fundmi në Shtator 2019. Me tej nuk ia vlen të vlerësojmë, sepse kërkojmë zgjidhje jo zgjedhje - veç po dëftoj se me mëngjes më shkoi mendja tek (anti) Skënderbeu... Nejse, po jap një mendim në 3 pika nga 10,000 këmbë lartësi, nga po vështroj me mërzi e dënesë këtë katrahurë të re politike kosovare:

1. Pas situatës së krijuar, Vjosa R. Osmani assesi nuk do duhej të insistonte të kandidohet Presidente pa pëlqim të gjerë. Nëse ajo dhe Albini dëshirojnë të dëshmojnë pjekuri, dashuri, njerëzi, dhe unitet, duhen të përulen para opozitës (dhe mbi 100k votuesve të tyre të shastrisur nga aktet e djeshme) dhe arrijnë konsensus me opozitën - qoftë edhe duke i bindur pse duhet ta vejnë Vjosën...

2. Nëse Albini et al vazhdojnë avazin e arrogancës dhe mostolerancës, opozita gjithsesi duhet ta tejkalojë me mençuri dhe t'ia bëjnë korumin (dhe të votojnë kundër Vjosës sipas preferencave). U bëj thirrje Ramush Haradinaj dhe Enver Hoxhaj të mendojnë jashtë kutisë tradicionale dhe brenda konstruktivitetit maksimal, nëse vërtetë mendojnë për popull e shtet!

3. Me 2011 jam përpjekur deri në çaste të fundit, me ndihmën e shumë miqve patriotë nga spektri i gjerë (VV, AAK, LDK, e PDK) që të sfidonim Thaçin (dhe Pacollin) duke u vënë Demaçin përpara. Demaçi ishte luani që e njihja dhe i gatshëm për betejën, por në fund ishte Albini që ka mohuar mbështetjen vendimtare, duke gjykuar gabimisht se kjo do të ishte fitore apo shpëtim për Thaçin - duke humbur kështu 7-10 vite progresi politik me një vendim (të pamençur), sipas vlerësimit tim.

Do të ishte ironike dhe sfiduese që opozita ti vinte kundërkandidat Murat Jasharin tani Albinit (dhe Vjosës). Mua më janë dashur 4 orë diskutimi gju më gju me Bacin - edhe këta le ta bindin Muratin! Kjo do të ishte një opozitë kreative dhe aktive - jo një që bojkoton një proces të pakthyeshëm, duke rrezikuar zgjedhje të reja dhe vrasje të reja rënduar mbi supet e veta, ani pse barra kryesore do të binte mbi Albinin dhe VV të cilët do të pësonin debakël në zgjedhje të reja - siç do të pësojnë në ato lokale, nëse nuk ndërrojnë kurs!

# më lehtë mbledh një thes pleshta se bënë dy shqiptarë bashkë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat