Reagimi skandaloz i deputetit të PDK-së, pas kalimit të Adelina Graincës në VV, nuk kursen ofendimet

Aktuale

Reagimi skandaloz i deputetit të PDK-së, pas kalimit të Adelina Graincës në VV, nuk kursen ofendimet

Më: 4 prill 2021 Në ora: 21:17
Ardian Kastrati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka bërë një reagim skandaloz, pas kalimit të Adelina Graincës nga PDK në Vetëvendosje, në ditën kur Vjosa Osmani u zgjodh presidente.

Kastrati përmes një shkrimi në Facebook, ofendon Granicën duke përdorur vargje të shkrimtarit shqiptar, Faik Konica.

Mes tjerash ai e quan Graincën një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit.

Reagimi i Kastratit:

Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës.

Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot:

“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”.

Tashmë zyrtarisht, Adelina Grainca e cila është zgjedhur deputete si kandidate në listën e PDK-së, ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Prezantimin e saj në VV e ka bërë vet kreu i partisë, Albin Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat