Serbët i kap paniku nga Vjosa Osmani, kështu shkruajnë mediat atje

Aktuale

Serbët i kap paniku nga Vjosa Osmani, kështu shkruajnë mediat atje

Nga: D.RR Më: 5 prill 2021 Në ora: 19:43
Vjosa Osmani

Tash kur Vjosa Osmani është zyrtarisht presidente e Kosovës, serbëve matanë kufirit nuk po iu pëlqen ky fakt.

Kështu ka thënë edhe shkrimtari dhe njohësi i çështjeve politike, Emin Azemi, i cili ka treguar se çfarë kanë shkruar sot mediat serbe për presidenten e re të Kosovës.

Ai thotë se gjithmonë një politikan në Kosovë është vlerësuar edhe në bazë të asaj se si është trajtuar nga Beogradi. Azemi tregon se në të kaluarën ka ndodhur që jo pak politikanë shqiptarë të jenë përkëdhelur nga Beogradi, por të urrehen nga populli i tyre.

“FJALËT E GJARPRIT VJOSA OSMANI: Një histori rreth dialogut dhe kërkon që SERBIA TË JETË PËRGJEGJËSE PËR KRIMET”, ka shkruar mediumi serb "espreso", tregon Azemi, teksa mediumi tjetër “Blic” e titullon shkrimin e saj kështu: "RETORIKA E FAMSHME E OSMANIT: Drejtësia nuk do të vihet derisa Serbia të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë".

"Përderisa na i shanë Beogradi politikanët, mirë i kemi punët", ka shkruar ndër të tjera Azemi.

Postimi i tij:

BEOGRADIT NUK PO I PËLQEN VJOSA OSMANI, MEDIAT E QUAJNË GJARPËR

Gjithmonë një politikan është vlerësuar edhe në bazë të asaj se si është trajtuar nga Beogradi. Në të kaluarën ka ndodhur që jo pak politikanë shqiptarë të jenë përkëdhelur nga Beogradi, por të urrehen nga populli i tyre.

Viteve të fundit, fatkeqësisht patëm politikanë nga Kosova, të cilët më tepër kishin mirëkuptim me Vuçiqin për tema delikate se sa me klasën politike të brendshme.

Aktualisht fjalimi i mbrëmshëm i presidentets Vjosa Osmanit në Kuvendin e Kosovës ka marrë vëmendjen e posaçme të mediave serbe. Sidomos një pjesë e deklaratës së saj, nuk iu ka përqyer fare këtyre mediave.

Presidentja e sapo zgjedhur e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia duhet të marrë përgjegjësinë për gjithçka që ka bërë në Kosovë.

Osmani tha se “drejtësia nuk do të arrihet derisa kriminelët serbë të dalin para drejtësisë”. Në të njëjtën kohë, siç tha ajo, “paqja do të arrihet vetëm kur Serbia të pendohet”.

Ajo tha se dialogu është rruga e duhur, por që Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për të kaluarën.

“FJALËT E GJARPRIT VJOSA OSMANI: Një histori rreth dialogut dhe kërkon që SERBIA TË JETË PËRGJEGJËSE PËR KRIMET”, shkuram mediumi serb “Espreso”.

“Duke iu drejtuar deputetëve, Osmani përsëriti se drejtësia nuk do të vihet derisa “Serbia të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë””, shkruan ky medium në krye të tekstit.

Mediumi tjetër serb, “Blic” e titullon shkrimin e saj kështu: RETORIKA E FAMSHME E OSMANIT: Drejtësia nuk do të vihet derisa Serbia të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë.

Ndërsa “B92” ka shkruar se Osmani i ka dërguar një mesazh Serbisë.

“Në fjalën e saj të parë para deputetëve, Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia duhet të marrë përgjegjësinë për “gjithçka që ka bërë në Kosovë”, thuhet në krye të lajmit që ky medium serb e ka bërë për Osmanin.

Vjosa Osmani u zgjodh dje presidente e Kosovës me 71 vota të deputetëve. Ajo e mori besimin në raundin e tretë të votimit. Që ajo të zgjidhet në këtë pozitë, ndihmuan edhe deputetët e ish-partisë së saj, LDK-së.

Përderisa na i shanë Beogradi politikanët, mirë i kemi punët, prandaj të gjithë ata që kanë hezituar t'i besojnë kësaj udhëheqie aktuale të Kosovës, e kanë një rast të mirë t'i korrigjojnë qëndrimet e tyre, sepse realitetin duhet lexuar ashtu siç është, e jo ashtu siç duam ta projektojmë në kokat tona.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat