Haliti: Më pëlqeu apo s’më pëlqeu mua, Vjosa Osmani do të jetë presidente për kaq vjet

Aktuale

Haliti: Më pëlqeu apo s’më pëlqeu mua, Vjosa Osmani do të jetë presidente për kaq vjet

Më: 7 prill 2021 Në ora: 18:38
Xhavit Haliti

Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani do ta ketë të pamundur të ballafaqohet me dialogun me Serbinë nëse nuk i ndryshon qëndrimet që i ka pasur për një proces të tillë.

Haliti thotë se shefja e shtetit do të duhet të tërhiqet nga qëndrimet, sipas tij, populiste.

“E njoh mire Vjosa Osmanin. Ballafaqimi i zonjës Osmani, tani në raport me politikën ndërkombëtare, bisedimet me Serbinë, do të jetë i pamundshëm, në raport me deklarimet që i ka bërë më herët. Do të duhet të tërhiqet nga qëndrimet populiste në raport me bisedimet dhe qëndrimet që i ka mbajtur më herët”, ka thënë Haliti.

I pyetur për mendimin që ka rreth Vjosa Osmanit, Haliti ka thënë se pak rëndësi ka nëse i pëlqen ose jo, meqë sipas Kushtetutës, Vjosa Osmani, do të jetë presidente e Kosovës për pesë vite.

“Sipas Kushtetutës, m’pëlqeu apo s’mpëlqeu mua, ajo do të jetë presidente e Kosovës për pesë vjet.

Ajo duhet të kryej funksionin e saj në përputhje me Kushtetutën”, ka shtuar tutje.

Xhavit Haliti thotë se Vjosa Osmani duhet të ushtrojë funksionin bazuar në Kushtetutë dhe duhet që të mos jetë përçarëse.

“Ato janë çështje që presidentja e vendit duhet t’i ketë parasysh. Besoj që raportet e tyre, do të shihen publikisht me kohën. Do të dëshiroja shumë që sipas pozitës që e ka tani, që të mos jetë përçarëse. Dhe e dyta që të bëjë përpjekje nga pozita që e ka, që Kosova të bëjë politikë shtetërore dhe jo politikë individualiste”, ka thënë ndër të tjera Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat