Zv.ministri Sallahu viziton Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe Qendrën e Paraburgimit në Pejë

Aktuale

Zv.ministri Sallahu viziton Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe Qendrën e Paraburgimit në Pejë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 20:50
Foto nga takimi

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu së bashku me këshilltaren politike të ministres, Valëza Sadriu, u takuan me drejtorin e Qendrës Korrektuese të Dubravës, Ismajl Dibrani, dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Pejë, Jeton Mehmetaj.

Në këto takime zëvendësministri Sallahu u njoftua nga afër me punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet e sipër përmendura.

Me fokus të veçantë u diskutua rreth nevojave dhe kërkesave të të burgosurve, ato të shërbyesve korrektues dhe ndryshimet e nevojshme në këto institucione të cilat krijojnë pengesa për funksionimin efikas të brendshëm.

Zëvendësministri Sallahu u zotua se Ministria e Drejtësisë do të adresojë secilën kërkesë të ngritur gjatë këtyre diskutimeve, dhe se do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të zgjidhur sa më parë problemet me të cilat ballafaqohen institucionet korrektuese, të burgosurit dhe shërbyesit korrektues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat