Pasi shpërndau një postim në “Facebook” policia i shkoi në shtëpi, flet Suada Qorraj

Aktuale

Pasi shpërndau një postim në “Facebook” policia i shkoi në shtëpi, flet Suada Qorraj

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:49
Suada Qorraj

“Kafja nuk është vetëm për burra”, “Edhe gratë e mira dalin në kafe”, janë vetëm disa nga grafitet që mbrëmjen e së martës janë shkruar në mure të qytetit të Deçanit nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Përfaqësuese të kësaj organizate feministë nuk kanë dashur që të flasin rreth këtij aksioni, por nëpërmjet një postimi në “Facebook” Kolektivi për Mendim Veprim Feminist ka shkruar se përmes shkrimeve në mure janë vënë në pah të vërtetat e grave të cilat përjetohen e riprodhohen në heshtje.

“Dhuna ndaj grave, ndalimi i shkollës nga baballarë, vëllezër e axhallarë, mbyllja e grave brenda mureve të shtëpisë u shkruan me ngjyrë të kuqe, si alarm për shoqërinë e institucionet dhe shenjë që revolta dhe rezistenca e grave po zihet shtëpive e rrugëve të qytetit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.

Kjo u interpretua në forma të ndryshme, ndërsa Suada Qorrajt, i shkoi policia mbrëmë në shtëpi vetëm se e ka shpërndarë në rrjetet sociale këtë aktivitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat