​Deputeti i AAK-së kërkon që ministri Vitia të raportojë në Kuvend lidhur me vaksinat

Aktuale

​Deputeti i AAK-së kërkon që ministri Vitia të raportojë në Kuvend lidhur me vaksinat

Më: 16 prill 2021 Në ora: 23:37
Shemsedin Dreshaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj, kërkon më urgjencë që ministri Shëndetësisë, Arben Vitia, të raportojë në Kuvend lidhur me refuzimin për nënshkrim të kontratës me Pfizer.

“Si anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, kërkoj me urgjencë që Ministri, Arben Vitia, të raportojë për raportimet e mediave se ai ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me Pfizer.

Sigurimi i vakcinave nuk është lojë por përgjegjësi shtetërore”.

Kështu ka shkruar Dreshaj në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat