​Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së, nuk flasin për media

Aktuale

​Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së, nuk flasin për media

Më: 19 prill 2021 Në ora: 17:04
Lidhja Demokratike e Kosovës

(E plotësuar 18:38) - Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Asnjë nga anëtarët e kësaj partie nuk kanë dhënë detaje se çka është diskutuar në këtë takim.

Anëtarët e kryesisë kanë thënë se për këtë do të lëshohet një komunikatë.

LDK në mbledhje të kryesisë, këto çështje po diskutohen

Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbërritur në zyrën qendrore të kësaj partie ku do të mbahet mbledhja e Kryesisë.

Në këtë mbledhje janë parë duke hyrë ish-ministri Besian Mustafa, ish-ministri Armend Zemaj dhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Në rend të ditës është edhe informimi mbi procesin e themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe procesin e votimit për President.

Pikë tjetër e rendit të ditës në mbledhjen e LDK-së është edhe formimi i grupeve vlerësuese për degë.

Po ashtu, Kryesia e LDK-së do të diskutojë rreth organizimit të qendrës dhe strukturës së re organizative e po ashtu për procesin e regjistrimit të anëtarësisë.

Fillon mbledhja e kryesisë së LDK-së

Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbërritur në zyrën qendrore të kësaj partie ku do të mbahet mbledhja e Kryesisë.

Në këtë mbledhje është parë duke hyrë ish-ministri Besian Mustafa, ish-ministri Armend Zemaj dhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Në rend të ditës është edhe informimi mbi procesin e themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe procesin e votimit për President.

Pikë tjetër e rendit të ditës në mbledhjen e LDK-së është edhe formimi i grupeve vlerësuese për degë.

Po ashtu, Kryesia e LDK-së do të diskutojë rreth organizimit të qendrës dhe strukturës së re organizative e po ashtu për procesin e regjistrimit të anëtarësisë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat