Një muaj i Kurtit në Qeveri, pak paraqitje të tij

Aktuale

Një muaj i Kurtit në Qeveri, pak paraqitje të tij

Më: 20 prill 2021 Në ora: 20:39
Albin Kurti

23 nga 34 dokumentet e publikuara nga qeveria e re e Albin Kurtit, janë emërime në pozita të reja qeveritare.

Me këso vendime po shquhet kjo periudhë e ekzekutivit që të martën mbushi rrafsh katër javë punë.

Në këto 28 ditë udhëheqjeje është vërejtur edhe mungesa e paraqitjeve të shefit të qeverisë, i cili doli para mediave vetëm një herë në konferencë.

Këtë e bëri më 5 prill, kur prezantoi masat anti COVID-19, por jo edhe me të 18-tin kur i ndryshoi ato.

Por Kurti foli para kabinetit të tij, në mbledhje të qeverisë, shtatë herë deri tash.

Me ministrat edhe u tha se e hartoi një program qeverisës që ende nuk i dihen detajet.

“Mungon ende një plan i përgjithshëm që qeveria do të duhej t’ia paraqiste Kuvendit dhe t’ua bënte të qartë qytetarëve se cilat janë prioritetet”, është shprehur Jehona Lushkau, politikologe.

Në gjithë këtë periudhë, analisti Ilir Mirena e veçon një nismë të Ministrisë së Drejtësisë.

“Iniciativa më serioze gjatë kësaj periudhe është për draftimin e ligjit për konfiskimin e pasurisë”, ka thënë ai.

Por ky thotë se qeveria Kurti II nuk iu përvish ende punëve të mëdha

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat