Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 23 prill 2021 Në ora: 06:03
Ilustrim

Ngjarjet e datës 23 Prill 2021

- Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës ku do të pritet në takim bilateral nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla. (Kabineti i ministres Gervalla ora 8:40 - vetëm pamje)

- Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla mbajnë konferencë për medie. (Kabineti i ministres Gervalla, ora 9:20)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani - Sadriu, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. (Kabineti i Presidentes, ora 10:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- KOMF publikon raportin e monitorimit “Shërbimet Sociale në Kohë Pandemie”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”.  (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e radhës ndaj ish-komandatit të UÇK-së, Pjetër Shala. (Hagë, ora 11:00)

- Qendra për Zhvillim Multikulturor - Impact, shënon diten vëndore të përkujtimit të viktimave në kumunikacionin rrugorë ku do të zhvillohën përformancat në vendkalim të këmbësoreve në tri lokacione në Prishtinë. (Përbrij Hotelit Grand, Para Hotel Sirius dhe para New Born, ora 12:00)

- Ushtruesi i Detyre se drejtorit të AKI-së  raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat