Pasi Kurti votoi në Shqipëri, reagon Hyseni i LDK-së dhe pyet: A ka opozitë në Kosovë

Aktuale

Pasi Kurti votoi në Shqipëri, reagon Hyseni i LDK-së dhe pyet: A ka opozitë në Kosovë

Nga: N. H Më: 25 prill 2021 Në ora: 18:54
Skënder Hyseni

Edhe anëtari i LDK-së, Skënder Hyseni, ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e Albin Kurtit në zgjedhjet në Shqipëri.

Për këtë, Hyseni ka pyetur se a ka opozitë në Kosovë, pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti ka votuar në zgjedhjet në Shqipëri.

Ja shkrimi i tij:

A ka opozitë në Kosovë?!!!

A e kemi përfunduar bërjen e Kosovës?!!!

A egziston Kosovocentrizmi?!!!

A e duam Kosovën?!!!

Para se të provoj të përgjigjem në këto pyetje, dhe duke e vlerësuar dhe mirëkuptuar rezonin dhe shqetësimin e Raportuesës për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, dua të pergjigjem në dilemën e saj e cila thotë se “nuk e kupton dhe e konsideron të papranueshme pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet e përgjithshme paralamentare në Shqipëri” Nuk i vë faj Znj. Von Cramon që nuk e kupton këtë veprim të kryeministrit të Kosovës, ndonëse besoj se ajo e kupton katërcipërisht. Dhe në fund të fundit, ka pak rëndësi a e kupton ajo këte apo jo!

Probelm thelbësor është moskuptimi i frikshëm i kësaj maskarade poltike dhe heshtja në Kosovë, karshi veprimeve që minojnë vet qenien e Kosovës. Heshtje gjithënadej në Kosovën tonë të frikësuar dhe të nëpërkëmbur. Kosovë, pa opozitë politike. Opozitë heshtake, vazale dhe oportuniste…..

Sjellja e kastës politike kosovare në Shqipëri sot fuqizonë kundërshtimet dhe kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa, duke aplikuar këtu ate që në diplomaci quhet ambiguitet i qelimshëm, përgjigjet në pyetjet e mësipërme ua lë qytetarëve të Kosovës!!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat