Policia e Shqipërisë: Vdekja e tre anëtarëve të familjes nga Gjilani, dyshohet se u helmuan nga konsumimi i kërpudhave

Aktuale

Policia e Shqipërisë: Vdekja e tre anëtarëve të familjes nga Gjilani, dyshohet se u helmuan nga konsumimi i kërpudhave

Më: 9 maj 2021 Në ora: 07:30
Tre anëtarët e familjes nga Gjilani

Policia e Shqipërisë në një raport paraprakë ka njoftuar se shtetasit e Kosovës E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe nga Gjilani, dyshohet se kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit, janë helmuar. Ndërkohë, janë proceduar penalisht dy mjekë në Manës për veprën "Mjekim i pakujdesshëm", pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit e Kosovës .

Raportin e policisë e ka publikuar ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Haliti nga Gjilani për humbjen e jetës së familjarëve të saj në Gjirin e Lalëzit në Shqipëri.

Ambasada njofton sipas raportit paraprak të policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm", shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qëndrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit e Kosovës E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( familjarë), të cilët nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat