Klinaku pas takimit me Kurtin: Ka bazë ligjore që Kosova të ofrojë garanci për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Aktuale

Klinaku pas takimit me Kurtin: Ka bazë ligjore që Kosova të ofrojë garanci për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Më: 11 maj 2021 Në ora: 18:34
Faton Klinaku

Kryeministri Kurti ka pritur në takim gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta.

Pas këtij takimi ka folur UD. i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Klinaku tha se kanë folur në takim me Kryeministrin Kurti edhe në lidhje me garancinë për ish-krerët e UÇK-që po gjykohen në Hagë.

Ai tha se kanë kërkuar nga ai që të japë garanci për ta, nëse kjo gjë kërkohet nga avokatët mbrojtës dhe se i kanë bërë me dije se ka bazë ligjore për ofrimin e kësaj garancie.

Pak ditë më parë, Gjykata Speciale, refuzoi lirimin e parakohshëm për ish-krerët e UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat