Kimete Berisha reagon ashpër ndaj Rozeta Hajdarit: Deri dje, cuklat e palltos i ka rruar me brisk, e sot flet për reciprocitet!

Aktuale

Kimete Berisha reagon ashpër ndaj Rozeta Hajdarit: Deri dje, cuklat e palltos i ka rruar me brisk, e sot flet për reciprocitet!

Nga: A.Morina Më: 25 maj 2021 Në ora: 21:04
Kimete Berisha

Opinionistja Kimete Berisha ka reaguar ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila në në një konferencë sot gjatë ditës ka thënë se reciprociteti nuk është zgjidhje e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Berisha nuk i kurseu kritikat ndaj ministres Hajdari, ku sipas saj ajo me deklaratën e saj jo që e ka mbrojtur Serbinë, por edhe armikun e ka çuditur.

“Mbasi s'po të ngutet, a bën së paku të na tregosh se kur po ke qejf ti madhësi që ne të jemi të barabartë me Serbinë?

Pse nuk ke dashur që menjëherë të jemi të barabartë me Serbinë?! Dëshira-dëshirë edhe e ka një marifet!”, shkroi Kimete Berisha në Facebook, përcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

Zonja që nuk ka dashur të jemi të barabartë me Serbinë!

Deri dje, cuklat e palltos i ka rruar me brisk, e sot u bë aq 'dikushi', sa flet për reciprocitetin në mënyrë dëshirore, në vetën e parë, thuajse kanë vdekur krejt shqiptarët.

Thotë: 'Unë nuk kam dashur që t'i vendosim menjëherë masat e reciprocitetit me Serbinë'.

Pra: Rozeta 'nuk ka dashur'.

Shih ti çfarë luksi, çfarë arrogance!

Nuk thotë, 'kam menduar', 'kam analizuar', kam vlerësuar', por flet me ndjenja, me emocione, me dashuri, thotë 'Nuk kam dashur'!

Mbasi s'po të ngutet, a bën së paku të na tregosh se kur po ke qejf ti madhësi që ne të jemi të barabartë me Serbinë?

Pse nuk ke dashur që menjëherë të jemi të barabartë me Serbinë?!

Dëshira-dëshirë edhe e ka një marifet!

Së paku mos e mbroj ti Serbinë kaq ashiqare, se e keni çuditur edhe armikun!

Kosova ekziston për të ta plotësuar ty dëshirën serbe.

Një të mirë e ka kjo zonja, në Kuvend kurrë nuk i ndahet telefonit, as kur flet Kryeministri!

Çiftja e saj veç s'ka guxim se e kish lënë ulur Lady Magbethin.

Magbethi ka pas thënë 'Duku e butë si lule, e helmin e gjarpërit fshehe përfundri!

Duke e ditur se shqiptari që nga djepi është mësuar 'besnik bëhu e besë nuk i zë askujt', s'ka më kollaj sesa ta humbësh besimin e shqiptarit.

S'ka më kollaj.

Jam e sigurt se jemi mashtruar.

Por, e kam një ide: Mund ta mashtrojmë - mashtruesin.

Ta mashtrosh - mashtruesin është kënaqësia më e madhe (Makiaveli).

Jam e sigurt se së shpejti do të kënaqemi!

P.S. Kjo qeveri nuk kish nevojë për armiq, se ish armike e tërbuar e vetvetes!

(Mos i beso askujt që pyetjes tënde i përgjigjet me pyetje dhe që kur e pyet për të sotmen, të flet për të kaluarën)!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat