Biznesmeni Burim Piraj: Ky veprim i Policisë po ia prish imazhin Kosovës

Aktuale

Biznesmeni Burim Piraj: Ky veprim i Policisë po ia prish imazhin Kosovës

Nga: N.Sh. Më: 31 maj 2021 Në ora: 08:25
Burim Piraj

Biznesmeni nga Kosova, Burim Piraj ka reaguar përmes një postimi në facebook, kundër Policisë së Kosovës.

Pronari i fabrikes Meka, thotë se kontrollat e shpeshta të Policisë që iu bëhet automjeteve me targa të huaja po ia prish imazhin e Kosovës.

Ai shkruan se në asnjë vend fqinj të Kosovës, kaq shumë patrulla në rrugë dhe as kontrolle nuk ka.

“Patrullat e shumta të policisë rrugore dhe kontrollet e tepërta sidomos të automjeteve me targa të huaja po ia prish imazhin Kosovës shumë!

Në asnjë vend fqinj të Kosovës nuk ka kaq shumë patrulla në rrugë e as kontrolle pa lidhje”, shkruan Piraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat