Bajqinovci: Prishtinën do ta fitojmë pa balotazh, VV do të fitojë 70% të komunave

Aktuale

Bajqinovci: Prishtinën do ta fitojmë pa balotazh, VV do të fitojë 70% të komunave

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 00:12
Mefail Bajqinovci

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se VV do t’i fitojë 70% të komunave.

Ai ka thënë kryeqytetin VV do ta fitojë pa balotazh.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor të këtij viti ndërkohë që deri më tani janë zyrtarizuar kandidaturat e AAK-së, AKR-së dhe LDK-së. VV ende nuk e ka bërë të ditur kandidatin e tyre për Prishtinën.

Mirëpo Bajqinovci shprehet shumë optimist për rezultatin pa marrë parasysh se cili kandidat do t’i futet garës.

“Prishtinën do ta fitojmë pa balotazh”, ka thënë ai.

“Do të fitojmë edhe në Mitrovicë, Podujevë, Gjilan, Kamenicë dhe Gjakovë”, shtoi ai.

“Ky është një mendim personal i imi të cilin e kam krijuar pas bisedave me qytetarë. Besoj që 70% të komunave do t’i fitojmë”, përfundoi Bajqinovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat