Mehaj takoi të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori

Aktuale

Mehaj takoi të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 14:11
Pamje nga takimi

Në vazhdën e vizitave të përfaqësueseve diplomatik në vendin tonë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori.

Me këtë rast, Mitsunori përveç urimeve për detyrën, e përgëzoi ministrin Mehaj për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes  dhe FSK-së duke ritheksuar përkushtimin e Japonisë ndaj Kosovës dhe gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Kosovës edhe në fushën e mbrojtjes.

Ministri Mehaj, duke falënderuar Mitsunori për vizitën e tij, theksoi nevojën e konkretizimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve në nivel të ministrive respektive me memorandum të mirëkuptimit.

Image
Pamje nga takimi

Ai nënvizoi se eksperienca japoneze në fusha specifike është shumë me rëndësi për kapacitetet e FSK-së në zhvillim e sipër. Në fund të dy u pajtuan që të intensifikohen angazhimet në këtë drejtim nga të dyja palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat