Latifi i quan qyqarë e të padijshëm zyrtarët e Kosovës: Kisha e Millosheviçit përçoi mesazh politik

Aktuale

Latifi i quan qyqarë e të padijshëm zyrtarët e Kosovës: Kisha e Millosheviçit përçoi mesazh politik

Nga: A.Zh Më: 10 qershor 2021 Në ora: 18:52
Blerim Latifi

Profesori universitar i Filozofisë Blerim Latifi, ka thënë se nuk është rastësi që Kisha Ortodokse Serbe ka zgjedhur 10 qershorin për të mbajtur liturgji në kishën e Millosheviqit në Prishtinë.

Ai ka përmendur tri ngjarje historike, të rëndësishme për Kosovën, që ndodhën me 10 qershor, duke thënë se Serbia ia doli të përçoi një mesazh politik kundër këtyre tri datave, përcjell Bota sot.

Ai i ka quajtur qyqarë e të padijshëm zyrtarët në institucionet shtetërore të Kosovës, duke theksuar se ata lejuan liturgjinë në zemër të Prishtinës.

Reagimi i Latifit në Facebook:

Nuk është e rastësishme hiç pse Kisha Ortodokse Serbe ka zgjedhur 10 qershorin për të mbajtur liturgji në kishën e Millosheviqit në Prishtinë. 10 qershori është data e themelimit të Lidhjes së Prizrenit, organizatës së parë kombëtare shqiptare.10 qershori është data e fillimit të largimit të ushtrisë e policisë serbe nga Kosova, pas nënshkrimit të kapitullimit të tyre në Kumanovë me 9 qershor 1999. 10 qershori është data kur gjatë vizitës së tij në Tiranë, në qershor 2007, presidenti Bush, njoftoi botën se pavarësia e Kosovës është punë e kryer.

Dhe, duke zhvilluar një liturgji në zemër të Prishtinës, në një kishë gurthemelin e të cilës e kishte vënë vetë krimineli Arkan, Kisha Ortodokse Serbe ka dashur dhe ia doli të përçoi një mesazh politik kundër këtyre tri datave. Madje, nën hundët tona dhe me lejen e institucioneve tona të mjera shtetërore, të mbushura me qyqarë e të padijshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat