Edita Tahiri nxjerr tri pikat që i munguan plaftformës së Albin Kurtit në takimin me Aleksandar Vuçiqin

Aktuale

Edita Tahiri nxjerr tri pikat që i munguan plaftformës së Albin Kurtit në takimin me Aleksandar Vuçiqin

Nga: A.Zh Më: 21 qershor 2021 Në ora: 12:28
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë Edita Tahiri, ka treguar pikat që i kanë munguar platformës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq më 15 qershor në Bruksel.

Ajo ka thënë se njohja reciproke në kufijtë aktualë, reperacionet e luftës dhe sukcesioni, janë tri pikat, mungesa e së cilave ka bërë që platforma e qeverisë të ishte e dobët, përcjell Bota sot.

Reagimi i saj në Facebook:

Pikat që i munguan plaftformës së Kurtit në Bruksel janë:

1. Njohja reciproke në kufijtë aktual - si kërkesë kryesore dhe e vetmja arsye e dialogut final

2. Reparacionet e luftës - që përfshin jo vetëm çështjen e të pagjeturve, por gjithë vargun e dëmshpërblimeve të luftës dhe gjenocidit, vrasjen e terrorizimin e dhjetëra mijëra shqiptarëve, dhunimin e 20000 grave, një milion të dëbuar, pensionet, depozitat bankare, etj.

3. Sukcesioni - Kosovës i takon një e teta e pasurisë së ish-Jugosllavisë, ku ka qenë njëra nga 8 njësitë federale.

Në të gjitha intervistat këto ditë kam theksuar se mungesa e këtyre pikave ka bërë që platforma e qeverisë të ishte e dobët. Duke qenë se kam pasur shumë pyetje nga qytetarët përmes mesengjerit, vendosa t’ju përgjigjem edhe me shkrim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat