Pamje të rralla/ Si u betua Kolonel Tahir Zemaj me rreth 40 eprorë para ministrit të Mbrojtjes

Aktuale

Pamje të rralla/ Si u betua Kolonel Tahir Zemaj me rreth 40 eprorë para ministrit të Mbrojtjes

Nga: A.SH Më: 21 qershor 2021 Në ora: 16:01
Kolenel Tahir Zemaj

Astrit Zemaj, i cili është Ambasador i Republikës së Kosovës në Bruksel, përmes një shkrimi në Facebook, ka kujtuar kohën kur kolonel Tahir Zemaj së bashku me qindra ushtarë dhe rreth 40 eprorë ushtarak, janë betuar dhe kanë pranuar nga Ministri i Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi, flamurin e Brigadës 134 në cilësinë e Komandantit të saj.

“Kolonel Tahir Zemaj do të mbetet në historinë e luftës së Kosovës, si ushtaraku i cili hyri në Kosovë në krye të një Brigade të kompletuar, si i vetmi formacion i parë i tillë ushtarak profesional në gjithë luftën tone”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi në Facebook:

Sot para 23 viteve, me datën 21 qershor 1998, Kolonel Tahir Zemaj, së bashku me qindra ushtarë dhe rreth 40 eprorë ushtarak, betohet dhe pranon nga Ministri i Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi, flamurin e Brigadës 134 në cilësinë e Komandantit të saj.

Komandanti Tahir Zemaj, po ashtu vendoset në krye të Njësive Operative të MMRK dhe pranon drejtimin e komandës për Brigadën 134 dhe bërthamat e Bigadave 131 dhe 133 të UÇK-së nën komandën e Shtabit Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Këto njësi ishin dhe mbetën krenaria dhe lavdia e luftës sonë çlirimtare, në fushëbeteja të fituara në gjithë Zonën Operative të Dukagjinit dhe Kosovës. Betejat nga Logja deri në kulminacionin e tyre në Kosharë, janë motivi ynë për të mos u ndalur asnjëherë.

Kolonel Tahir Zemaj, në historinë e luftës së Kosovës, do të mbetët ushtaraku i cili hyri në Kosovë në krye të një Brigade të kompletuar, si i vetmi formacion i parë i tillë ushtarak profesional në gjithë luftën tonë. Nga këto njesi ushtarake, sot kemi dhjetra heroj dhe dëshmor të rënë në fushëbeteja anë e kënd Kosovës.

Koloneli HERO, ishte dhe mbetet frymëzim i perjetshëm - Lavdi Komandant!

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat