Sllovenia nga nesër merr kryesimin e BE-së – A do arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi gjatë kësaj presidence?

Aktuale

Sllovenia nga nesër merr kryesimin e BE-së – A do arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi gjatë kësaj presidence?

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 22:21
Flamuri slloven

Sllovenia mbështet plotësisht emisarin special të BE-së, Mirosllav Lajçak, në zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu thuhet në një përgjigjie nga Ambasada e Sllovenisë në Kosovë, pak orë para se ky shtet të marrë drejtimin e Bashkimit Europian.

Sipas kësaj ambasade dialogu mes të dyja shteteve, duhet vazhduar, por në veçanti kërkohet zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani.

”Dialogu duhet të vazhdojë. Ne gjithashtu theksojmë rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve tashmë të miratuara deri më tani”.

”Ne presim që zgjidhja përfundimtare të mbulojë tërë spektrin e çështjeve, do të jetë thelbësore në çdo detaj, ligjërisht e detyrueshme dhe e zbatueshme”.

Pyetur nëse marrëveshja përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, mund të arrihet gjatë kryesimit slloven të BE-së, sipas tyre kjo varet kryesisht nga palët e përfshira.

”Përfundimi i marrëveshjes varet kryesisht nga të dy palët e përfshira”.

”Përveç kësaj, le t’ju informojmë se midis përparësive të politikës së jashtme, Sllovenia gjatë presidencës do t’i kushtojë vëmendje të veçantë Ballkanit Perëndimor (BP) dhe do të presë një samit jozyrtar BE-BP, i cili do të zhvillohet më 6 tetor në Slloveni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat