Ish-gjenerali i NATO-s që udhëhoqi bombardimet e NATO-s ndaj caqeve serbe, Wesley Clark, po qëndron për vizitë në Kosovë ku është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandantin e FSK-së, Rrahman Rama.
Në agjendën e takimeve të ushtarakut amerikan renditen edhe ato me krerë të lartë shtetëror si presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe kryediplomaten, Donika Gërvalla.
Por a do ta ketë fatin që edhe një qytetar i Kosovës që ka një kujtim të përbashkët me gjeneralin ta takojë atë.
Idriz Makolli dëshiron që, veç mirënjohjes, t’i dhurojë edhe një fotografi të printuar ku kryeprotagonist është vetë gjenerali Clark.
Këtë dëshirë ai e shprehu teksa ka treguar për Klan Kosovën si arriti t’i afrohet Clarkut para 22 vjetësh kur ai qëndroi në Prishtinë pas çlirimit.